| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti turk pret në Istanbul kreun e FIFA-s
Infantino i dhuroi presidentit Erdoğan një fanellë me emrin e tij me numrin 26, një kopje të trofeut të Kupës së Botës së FIFA-s dhe një top zyrtar të Kupës së Botës.
Presidenti turk pret në Istanbul kreun e FIFA-s
Presidenti turk pret në Istanbul kreun e FIFA-s / AA
7 orë më parë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim në lstanbul presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino dhe delegacionin e tij.

Takimi u mbajt në Zyrën Presidenciale në Dolmabahçe.

Gjatë pritjes, Infantino i dhuroi presidentit Erdoğan një fanellë me emrin e tij me numrin 26, një kopje të trofeut të Kupës së Botës së FIFA-s dhe një top zyrtar të Kupës së Botës.

Në takim gjithashtu morën pjesë ministri i Rinisë dhe i Sportit, Osman Askın Bak, këshilltari i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, ambasadori Akif Cagatay Kilic, si dhe presidenti i Federatës Turke të Futbollit (TFF), Ibrahim Hacıosmanoğlu.

Gjithashtu, edhe Haciosmanoğlu i dhuroi presidentit Erdogan një fanellë të ekipit kombëtar të Türkiyes.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë