Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar ushtrimin fushor "Zgjimi i Ujkut", përmes të cilit janë testuar kapacitetet operacionale, gatishmëria dhe aftësitë taktike të pjesëtarëve të FSK-së.
Minsitri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njoftoi se përmes skenarëve të ndryshëm në kushte të simuluara luftarake, pjesëtarët e FSK-së dëshmuan përgatitje, koordinim dhe profesionalizëm në realizimin e detyrave.
TË REKOMANDUARA
"Ushtrime të tilla janë pjesë e punës sonë të vazhdueshme për ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e gatishmërisë operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës", shkroi Maqedonci.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë





















