Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi të mërkurën se projektligji i ri për forcimin e solidaritetit kombëtar dhe kohezionit shoqëror përbën një hap të rëndësishëm në përpjekjet e Türkiyes për eliminimin përfundimtar të kërcënimit terrorist.
“Pas konsultimeve gjithëpërfshirëse, Projektligji për Forcimin e Solidaritetit Kombëtar dhe Kohezionit Shoqëror iu paraqit sot për shqyrtim Asamblesë së Madhe Kombëtare të Türkiyes, me një konsensus të gjerë që pasqyron vendosmërinë e kombit tonë për një zgjidhje të qëndrueshme”, shkroi Erdoğan në rrjetet sociale pas dorëzimit të projektligjit në parlament.
“Shpresoj që ky hap, i cili synon ta çlirojë përgjithmonë Türkiyen nga kërcënimi terrorist, të përforcojë unitetin dhe solidaritetin tonë kombëtar, si dhe të forcojë klimën e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë dhe në gjithë rajonin, të japë rezultate pozitive”, shtoi ai.
Erdoğan falënderoi gjithashtu partitë politike, grupet parlamentare dhe deputetët që kontribuuan në përgatitjen dhe finalizimin e projektligjit.




















