| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Italia vendos 27 qytete në nivelin më të lartë të alarmit për të nxehtin
Autoritetet paralajmërojnë për rritje të rreziqeve shëndetësore, teksa një tjetër valë e të nxehtit ka përfshirë vendin, me tre vdekje të dyshuara si të lidhura me temperaturat e larta dhe shqetësime të shtuara për zjarret.
Italia vendos 27 qytete në nivelin më të lartë të alarmit për të nxehtin
Temperaturat parashikohet të kalojnë 40°C në disa zona të vendit, për shkak të valës së të nxehtit afrikan. / AA

Italia vendosi të mërkurën 27 qytete nën nivelin më të lartë të alarmit për valën e të nxehtit, ndërsa një tjetër valë intensive përfshiu vendin dhe disa vdekje dyshohet se lidhen me temperaturat e larta.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, 25 qytete ishin nën alarm të kuq të mërkurën, ndërsa numri pritet të rritet në 27 të enjten, pasi temperaturat vijojnë të rriten.

ANSA raportoi tre vdekje të dyshuara si të shkaktuara nga i nxehti: një marangoz 40-vjeçar, i cili u sëmur ndërsa punonte në çatinë e një ndërtese; një roje sigurie 55-vjeçar, i cili pësoi një urgjencë mjekësore teksa ndodhej ulur në një makinë; dhe një grua 90-vjeçare, e cila u rrëzua teksa ndodhej në një kopsht.

Temperaturat parashikohet të kalojnë 40°C në disa zona të vendit, ndërsa gjatë fundjavës pritet vetëm një ulje e lehtë, me temperatura nga 36 deri në 39°C.

Autoritetet vijojnë të jenë në gatishmëri edhe për rrezikun e shtuar të thatësirës dhe zjarreve në pyje. Zjarre janë raportuar në Marsica, në rajonin qendror të Abrucos, ndërsa zjarrfikësit po vijojnë përpjekjet për shuarjen e një zjarri në zonën e Karstit pranë Triestes, i cili ka përfshirë territorin që prej së shtunës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë