| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Rrëzohet një helikopter në ishullin turistik grek Sifnos, tre të vdekur
Sipas raportimeve paraprake, helikopteri privat u rrëzua pak pasi u ngrit nga heliporti.
Rrëzohet një helikopter në ishullin turistik grek Sifnos, tre të vdekur
Rrëzohet një helikopter në ishullin turistik grek Sifnos, tre të vdekur / Others

Të paktën tre persona humbën jetën nga rrëzimi i një helikopteri në ishullin grek Sifnos, në jug të Detit Egje, raportuan mediat lokale mbrëmjen e së hënës.

Sipas raportimeve paraprake, helikopteri privat u rrëzua pak pasi u ngrit nga heliporti në zonën Tholos të ishullit, njoftoi transmetuesi publik ERT.

ERT-ja shtoi se aksidenti shkaktoi gjithashtu një zjarr, të cilin ekipet e zjarrfikësve po përpiqeshin ta vinin nën kontroll.