| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Stuhia e fuqishme godet Shkupin
Si pasojë e stuhisë së fortë që u shfaq në orët e mbrëmjes në Shkup, shumë pemë dhe semaforë u rrëzuan, ndërsa çatitë e disa ndërtesave u shembën, duke shkaktuar dëme materiale.
Stuhia e fuqishme godet Shkupin
Stuhia e fuqishme godet Shkupin

Stuhia e fuqishme që goditi kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkupin, ndikoi negativisht në jetën e përditshme në gjithë qytetin. 

Si pasojë e stuhisë së fortë që u shfaq në orët e mbrëmjes në Shkup, shumë pemë dhe semaforë u rrëzuan, ndërsa çatitë e disa ndërtesave u shkëputën, duke shkaktuar dëme materiale.

Për shkak të stuhisë, pemët e rrëzuara penguan qarkullimin rrugor, ndërsa në shumë pjesë të qytetit u regjistruan edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, në një deklaratë të bërë në rrjetet sociale pas stuhisë, njoftoi se Qendra e Krizave e Qytetit të Shkupit, së bashku me të gjitha njësitë kompetente dhe institucionet publike, është mobilizuar plotësisht dhe është në gatishmëri për të ndërhyrë në mënyrë të shpejtë dhe në kohë.

Ndërsa stuhia shkaktoi dëme materiale, ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse ka viktima apo të lënduar. Pamje të ngjashme u regjistruan edhe në Kumanovë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë