Rusia është ftuar të marrë pjesë në Samitin e G20-ës në ShBA, i cili do të mbahet në dhjetor.
"Ekziston një ftesë për të marrë pjesë në nivelin më të lartë", u tha gazetarëve zëvendësministri i Jashtëm, Alexander Pankin, raportoi agjencia e lajmeve Tass.
Ai shtoi se mbetet e paqartë se kush do ta përfaqësojë Rusinë në takim, duke thënë se një vendim pritet më afër datës së ngjarjes.
TË REKOMANDUARA
Samiti do të mbahet në Miami të Floridës më 14-15 dhjetor.
Samiti i G20-ës është një takim vjetor i liderëve nga ekonomitë e zhvilluara dhe në zhvillim për të diskutuar sfidat më urgjente të botës.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë












