| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Spiropali takon komandantin e KFOR-it: Shqipëria, mbështetje e plotë për sigurinë e Kosovës
Ministrja shqiptare tha se vendi i saj mbetet e përkushtuar për të mbështetur plotësisht misionin e KFOR-it në garantimin e sigurisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë si thelbësore për stabilitetin e rajonit dhe më gjerë.
Spiropali takon komandantin e KFOR-it: Shqipëria, mbështetje e plotë për sigurinë e Kosovës
Spiropali takon komandantin e KFOR-it: Shqipëria, mbështetje e plotë për sigurinë e Kosovës / TRT Balkan
4 orë më parë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim me komandantin e misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneral major Özkan Ulutaş. 

Spiropali njoftoi për takimin në rrjetet sociale, ku ndau detaje nga vizita dhe takimet në Prishtinë.

Gjatë takimit me komandantin e KFOR-it, Spiropali u shpreh se pati mundësinë të takohej edhe me trupën e forcave shqiptare që kontribuojnë në kuadër të KFOR-it, duke vlerësuar angazhimin e tyre për sigurinë dhe stabilitetin.

Ajo falënderoi efektivët shqiptarë për profesionalizmin e lartë dhe përkushtimin e treguar në mision.

Ministrja shqiptare tha se vendi i saj mbetet e përkushtuar për ta mbështetur plotësisht misionin e KFOR-it në garantimin e sigurisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë si thelbësore për stabilitetin e rajonit dhe më gjerë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë