| Albanian
KULTURË
2 minuta leximi
Filmi bashkëprodhim i TRT-së “Aroma e së Kaluarës” po numëron ditët për premierë
Xhirimet janë realizuar në Maqedoninën e Veriut, ndërsa filmi i zhanrit dramë trajton një histori dashurie gjatë shpërbërjes së Jugoslavisë.
Filmi bashkëprodhim i TRT-së “Aroma e së Kaluarës” po numëron ditët për premierë
Filmi bashkëprodhim i TRT-së “Aroma e së Kaluarës” po numëron ditët për premierë / TRT Haber
6 orë më parë

Filmi “Geçmişin Kokusu” (Aroma e së Kaluarës), një bashkëprodhim i TRT-së, i cili sjell në ekran një histori dashurie të pamundur në sfondin historik të Maqedonisë së Veriut, do të takohet me publikun më 24 prill.

Nën moton “E ardhmja ndonjëherë fshihet në të kaluarën”, filmi do të dalë në kinema më 24 prill.

Në rolet kryesore luajnë Gülsim Ali Ilhan, Görkem Sevindik dhe Emir Benderlioğlu. Filmi pritet t’u dhurojë shikuesve momente mbresëlënëse me atmosferën e tij emocionale dhe historinë e fortë.

Xhirimet janë realizuar në Maqedoninën e Veriut, ndërsa filmi i zhanrit dramë trajton një histori dashurie gjatë shpërbërjes së Jugoslavisë.

Skenari dhe regjia janë realizuar nga Serkan Özarslan. Në film, Görkem Sevindik interpreton “Salihun”, Gülsim Ali İlhan “Elinan” dhe Emir Benderlioğlu “Muratin”.

Tema e filmit

Gjatë periudhës së shpërbërjes së Jugosllavisë, në Shkup, Salihu, i cili është dëshmitar i ngjarjeve në shtëpinë e tij 500-vjeçare, përpiqet të përballet me ndryshimet dhe individualizimin që po rritet në lagjen e tij.

Por gjithçka ndryshon kur shoqja e tij e fëmijërisë, Elina, kthehet në qytet si përfaqësuese e një organizate të shoqërisë civile. Ndërsa tensionet rriten dhe fqinjët fillojnë të përçahen, nis një periudhë e errët.

Kur Salihu nuk mund të qëndrojë më indiferent ndaj asaj që po ndodh, ai përfshihet në një përballje të madhe, jo vetëm me dashurinë e tij të fëmijërisë, por edhe me forcat që qëndrojnë pas saj.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë