Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë - KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutas.
Zyra e Kryeministrit njofton se në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën e sigurisë në vend dhe rajon.
“Krahas angazhimit për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, u diskutua edhe për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të tij”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, bëhet e ditur se në këtë takim i cili ndodhi pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026, kryeministri Kurti pranoi urime nga gjeneralmajor Ulutas për fitoren e 7 qershorit.























