| Albanian
SPORT
1 minuta leximi
Klubi i Superligës Turke Çorum FK transferon futbollistin shqiptar Ylber Ramadani
Futbollisti pritet t'i bashkohet kampit përgatitor të ekipit të Çorumit, që po vazhdon.
Klubi i Superligës Turke Çorum FK transferon futbollistin shqiptar Ylber Ramadani
Klubi i Superligës Turke Çorum FK transferon futbollistin shqiptar Ylber Ramadani/ AA

Ekipi i Superligës Turke Trendyol, Arca Çorum FK, ka transferuar mesfushorin mbrojtës shqiptar Ylber Ramadani.

Në njoftimin e klubit thuhet se është arritur marrëveshje me ekipin e Serie A të Italisë, Lecce, për transferimin e 30-vjeçarit Ylber Ramadani, ndërsa me futbollistin shqiptar është nënshkruar kontratë 2+1-vjeçare.

Në njoftim, Ramadanit i është uruar një karrierë e suksesshme me fanellën e Çorum FK.

Futbollisti pritet t'i bashkohet kampit përgatitor të ekipit të Çorumit, që po vazhdon.