Të paktën 17 persona u vranë të hënën në mëngjes në sulme të përbashkëta ShBA-Izrael në Iran, raportuan mediat lokale.
Tre ndërtesa u shembën në një sulm në pjesën lindore të kryeqytetit, Teheran, dhe rreth 50 shtëpi u dëmtuan, sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr.
Katër persona u vranë dhe shtatë u plagosën nësulm dhe operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar, tha agjencia e lajmeve Fars.
Të paktën 13 persona u vranë gjithashtu më herët tëhënën në sulmet e përbashkëta ShBA-Izrael në qarkun Baharestan në provincën Teheran të Iranit, raportoi agjencia e lajmeve Fars.
Guvernatori i Baharestanit tha se viktimat u konfirmuan kur forcat amerikane dhe izraelitebombarduan dy njësi banimi në qytetin Qaleh Mir.
Ai vuri në dukje se operacionet e largimit të mbeturinave dhe të kërkim-shpëtimit në rrënoja po vazhdonin.
Nuk është lëshuar asnjë deklaratë zyrtare mbi dëmet e shkaktuara nga sulmet, gjatë të cilave u aktivizuan sistemet e mbrojtjes ajrore.
U raportua se në sulmet e kryera në Teheran rreth dy orë më parë, Universiteti i Teknologjisë Sharif ishte shënjestruar.



















