| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Mickoski: Së shpejti në Kuvend do të sillet ligji për përfaqësim të drejtë
Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Mickoski tha se nuk dëshiron që qytetarët të shihen përmes përqindjeve etnike, por përmes cilësisë dhe vlerave të tyre profesionale.
Mickoski: Së shpejti në Kuvend do të sillet ligji për përfaqësim të drejtë
Mickoski: Së shpejti në Kuvend do të sillet ligji për përfaqësim të drejtë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, paralajmëroi se shumë shpejt deputetët në Kuvend do të kenë mundësi ta votojnë Ligjin për Përfaqësim të Drejtë.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Mickoski tha se nuk dëshiron që qytetarët të shihen përmes përqindjeve etnike, por përmes cilësisë dhe vlerave të tyre profesionale.

Komentet e tij erdhën gjatë përgjigjes ndaj një pyetjeje të deputetit Skender Rexhepi nga Fronti Evropian, lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe politikën gjuhësore në vend.

Mickoski theksoi se secili qytetar ka të drejtë ta përdorë gjuhën e tij amtare, por akuzoi opozitën se po përpiqet të krijojë tensione etnike aty ku, sipas tij, ato nuk ekzistojnë.

Ai deklaroi se shteti ndërtohet përmes mbështetjes së ndërsjellë mes komuniteteve dhe se bashkëjetesa forcohet kur qytetarët mbështesin njëri-tjetrin, pa dallime etnike.

"Shumë shpejt këtu në Kuvend do të keni mundësinë ta votoni Ligjin për Përfaqësim të Drejtë, ku përqindjet nuk janë të rëndësishme, por cilësia. Pres mbështetjen tuaj", tha Mickoski.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë