| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Hoxha: Më e rëndësishme se kurrë të forcojmë lidhjet me partnerë të ngushtë me të cilët ndajmë vlera
Ministri Hoxha ka zhvilluar takim me një delegacion të stafit të Kongresit Amerikan dhe Këshillit Atlantik, ndërkohë në fokus të bisedimeve ishin disa çështje.
Hoxha: Më e rëndësishme se kurrë të forcojmë lidhjet me partnerë të ngushtë me të cilët ndajmë vlera
Hoxha: Më e rëndësishme se kurrë të forcojmë lidhjet me partnerë të ngushtë me të cilët ndajmë vlera

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar takim me një delegacion të stafit të Kongresit Amerikan dhe Këshillit Atlantik, ndërkohë në fokus të bisedimeve ishin disa çështje.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hoxha ka theksuar se diskutimet u përqendruan në disa çështje, si mbi politikën e jashtme, sigurinë, reformat dhe procesin e anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE).

"Diskutimi ynë përfshiu një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë prioritetet e politikës së jashtme të Shqipërisë, sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, reformat në vijim dhe rrugëtimin tonë të përshpejtuar drejt anëtarësimit në BE. Takimi shërbeu gjithashtu si një mundësi për të rikonfirmuar forcën, thellësinë dhe karakterin e qëndrueshëm të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe ShBA-së", është shprehur Hoxha.

Duke theksuar se në një kohë kur situata ndërkombëtare bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme, ai ka shtuar se është "më e rëndësishme se kurrë t'i forcojmë lidhjet me miq të besuar dhe partnerë të ngushtë, me të cilët ndajmë vlera demokratike, interesa të përbashkëta sigurie dhe një marrëdhënie afatgjatë, të ndërtuar mbi besimin dhe respektin reciprok".

Delegacioni i stafit të Kongresit Amerikan përbëhej nga përfaqësues nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë