| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye shpreh ngushëllime për aksidentin tragjik rrugor në Angolë
Ministria e Jashtme turke shprehet “thellësisht e pikëlluar” pas aksidentit në provincën Kwanza Sul të Angolës, ku humbën jetën 22 persona.
Türkiye shpreh ngushëllime për aksidentin tragjik rrugor në Angolë
Türkiye shpreh ngushëllime për aksidentin tragjik rrugor në Angolë

Türkiye shprehu të martën ngushëllime pas një aksidenti të rëndë rrugor në Angolë, në Afrikën Jugore, i cili shkaktoi humbje të shumta jetësh.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme turke tha se ishte “thellësisht e pikëlluar për humbjen e jetëve në aksidentin rrugor që ndodhi dje, më 3 gusht, në provincën Kwanza Sul të Angolës”.

“U shprehim ngushëllimet tona familjeve të personave që humbën jetën dhe popullit të Angolës”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Sipas autoriteteve angolane, në aksident humbën jetën 22 persona.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë