| Albanian
RAJONI
3 minuta leximi
Pushteti dhe opozita përplasen në Kuvendin e Kosovës për sektorin e energjisë elektrike
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, deklaroi se çmimi i energjisë në vend mbetet më i ulëti në rajon, ndërsa deputetët opozitarë akuzuan për keqmenaxhim, varësi nga importet dhe mungesë investimesh.
Pushteti dhe opozita përplasen në Kuvendin e Kosovës për sektorin e energjisë elektrike
Pushteti dhe opozita përplasen në Kuvendin e Kosovës për sektorin e energjisë elektrike / AA

Çështja e energjisë elektrike ka shkaktuar përplasje mes pushtetit dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës, ku ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, deklaroi se çmimi i energjisë në vend mbetet më i ulëti në rajon, ndërsa deputetët opozitarë akuzuan për keqmenaxhim, varësi nga importet dhe mungesë investimesh.

Ministrja Rizvanolli tha se pretendimet për shtrenjtim të energjisë nuk janë të sakta dhe se opozita, sipas saj, ka pritur rritjen e çmimit për ta përdorur politikisht. Ajo shtoi se importet janë rritur për shkak të investimeve në sistemin energjetik, të cilat, sipas saj, nuk janë bërë për dekada.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, tha se grupi parlamentar i kësaj partie ka thirrur seancën për shkak të gjendjes së rënduar në sektorin energjetik. "Kemi ardhur në përfundim që qytetarët po e paguajnë një taksë jomeritore dhe sektori energjetik është në një situatë të rënduar. Kosova është e varur nga importet dhe kemi rritje të çmimit të energjisë", ka thënë Shala.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, akuzoi Qeverinë për kontroll të sektorit të energjisë. "Ku mund të jetë një sektor i pavarur kur në zyrat ku bëhet energjia elektrike është edhe vetë vëllai i kryeministrit", ka deklaruar Ymeri.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, kritikoi anulimin e projektit të termocentralit "Kosova e Re". "Serbia nuk ka krijuar fitore më të madhe ndaj Kosovës pas ’99-ës sesa dështimi i Termocentralit të Ri 500 megavatë dhe dorëzimi i Kosovës te Serbia", ka thënë Haradinaj.

Opozita kërkoi debat të gjerë parlamentar, auditim të sektorit energjetik dhe reformë të gjithëmbarshme ndërsa pushteti mbrojti politikat aktuale duke theksuar se çmimi i energjisë në Kosovë mbetet më i ulëti në rajon.

Debati u thirr për shkak të shqetësimeve të ngritura fillimisht nga LDK-ja, e cila pati realizuar një hulumtimi për energjinë elektrike në Prishtinë dhe Ferizaj ku është rezultuar se mbi 80 për qind e njehsorëve elektrikë nuk përkojnë me kohën reale dhe kohën kur energjia elektrike është e shtrenjtë.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) njoftoi gjatë ditës se është duke e monitoruar vazhdimisht situatën lidhur me shqetësimet e konsumatorëve për devijimin e mundshëm të orëve tarifore në faturimin e energjisë elektrike dhe sipas tyre në bashkëpunim me aktorët relevantë do të ndërmerren veprime konkrete për të parandaluar çdo dëm të mundshëm ndaj konsumatorëve dhe për të garantuar një proces të drejtë dhe transparent të matjes së energjisë.

ZRrE-ja ka rikujtuar se KEDS dhe KESCO janë kompani të rregulluara që operojnë sipas kornizës ligjore dhe rregullative ndërsa të hyrat e tyre përcaktohen nga vetë ZRrE-ja, duke e kufizuar mundësinë e përfitimit nga gabimet eventuale.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Hoxha-Bettel: Shqipëria dhe Luksemburgu e synojnë thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e integrim
Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacion ndërkombëtar paqeruajtës në Gaza
Gërliq-Radman: Mali i Zi po e politizon Jasenovacin dhe po i thellon ndarjet
Ministri Hoxha takon komisaren Kos: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së bazohet në angazhime të forta
Nuk ka marrëveshje për Presidentin, Kurti: Kosova drejt zgjedhjeve të reja
Rumen Radev, ish-presidenti e shefi i Forcave Ajrore të Bullgarisë gati për t'u rikthyer në pushtet
Shqipëri, TIKA vazhdon mbështetjen për Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Maqedonia e Veriut dhe Kazakistani të gatshëm për avancimin e marrëdhënieve bilaterale
​Kosova dhe Shqipëria me tjetër hap të rëndësishëm për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
Kosova shpall Korpusin e Gardës Revolucionare Iraniane "organizatë terroriste"
Bullgaria Progresive kryeson zgjedhjet me 44,5 për qind, me 68,3 për qind të votave të numëruara
Begaj: Shqipëria dhe Türkiye janë dy vende mike dhe partnerë strategjikë
Forumi në Antalya: Diskutohet rritja e tregtisë Türkiye–Maqedoni e Veriut
Kryediplomati i Shqipërisë, Hoxha: Mbështesim fuqishëm sovranitetin territorial të BeH-së
Siljanovska-Davkova: Procesi i anëtarësimit në BE, "maratonë plot pengesa drejt Brukselit"
Ministri i Jashtëm turk priti takimin e Platformës së Paqes për Ballkanin në margjinat e ADF-së
Konjufca në Antalya: Siguria kusht për stabilitetin, Kosova synon bashkëpunim të ndershëm në Ballkan
Kryediplomati i Shqipërisë, Hoxha në ADF: BE-ja mbetet qëllim i Ballkanit Perëndimor
Mucunski në ADF: Përpjekjet diplomatike të Turqisë janë me rëndësi të madhe
Rama në samitin “Në mbrojtje të demokracisë” në Spanjë, pritet nga Sanchez