| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Nufi takon shefin e Ushtrisë së RMV-së: Rikonfirmohen marrëdhëniet aleate dhe fqinjësore në NATO
Delegacioni nga Ushtria e Maqedonisë së Veriut po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, ndërkohë është takuar me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi.
Nufi takon shefin e Ushtrisë së RMV-së: Rikonfirmohen marrëdhëniet aleate dhe fqinjësore në NATO
Nufi takon shefin e Ushtrisë së RMV-së: Rikonfirmohen marrëdhëniet aleate dhe fqinjësore në NATO / AA

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka pritur në një takim delegacionin nga Ushtria e Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneralmajor Sashko Llafçiski, ndërsa në fokus ishin çështjet mbi Korridorin 8 dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Pjesë e takimit ishin edhe shefi i shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Arben Kingji dhe zyrtarë të tjerë.

Në një reagim në rrjetet sociale në lidhje me takimin, Nufi ka theksuar se sot në Tiranë me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Maqedonisë së Veriut, Gjeneralmajor Lafçiski, nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për Korridorin 8, "si një hap kritik për lëvizshmërinë ushtarake dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor".

"Si aleatë në NATO, rikonfirmuam marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përkushtimin për të forcuar më shumë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në funksion të ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon e më gjerë", ka theksuar Nufi.

Delegacioni nga Ushtria e Maqedonisë së Veriut po zhvillon një vizitë zyrtare treditore në Shqipëri, ndërkohë do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të vendit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë