| Albanian
KULTURË
1 minuta leximi
Shqipëri: Qyteti i Delvinës shpallet pasuri kulturore e paluajtshme
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, theksoi se ky vendim përfaqëson një vlerësim të rëndësisë së veçantë që qyteti ka në aspektin historik, arkitektonik dhe urbanistik.
Shqipëri: Qyteti i Delvinës shpallet pasuri kulturore e paluajtshme
Shqipëri: Qyteti i Delvinës shpallet pasuri kulturore e paluajtshme / AA
30 Mars 2026

Qyteti i Delvinës me vendim të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale të Shqipërisë tashmë është shpallur pasuri kulturore e paluajtshme dhe  ka marr statusin “Ansambël Arkitektonik Urban”

Lajmin e bëri publik ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, duke theksuar se ky vendim përfaqëson një vlerësim të rëndësisë së veçantë që qyteti ka në aspektin historik, arkitektonik dhe urbanistik.

“Nëpërmjet këtij statusi synohet jo vetëm ruajtja e identitetit historik dhe kulturor të qytetit, por edhe nxitja e zhvillimit të turizmit kulturor, promovimi i ndërhyrjeve restauruese dhe rritja e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e trashëgimisë kulturore si një aset i çmuar kombëtar”, tha ministri Gonxhja.

Gjithashtu, një status të tillë vitin e kaluar e mori Linit afër Pogradecit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë