Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha sot se ka të ngjarë ta heqë Sirinë nga lista amerikane e shteteve sponsorizuese të terrorizmit.
"Unë mendoj se do ta bëj. Pse të mos e bëj?", tha Trump kur u pyet nëse do ta heqë Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit.
Deklaratat e tij erdhën gjatë një takimi me presidentin e Sirisë Ahmed al-Sharaa në margjinat e Samitit të NATO-s në kryeqytetin turk Ankara.
TË REKOMANDUARA
Trump tha se al-Sharaa ka bërë "një punë të shkëlqyer".
"Kjo është një pyetje e mirë. Po, do ta bëj", shtoi ai.
Siria është bërë “shumë e qëndrueshme”, tha Trump duke shtuar se “Ajo është stabilizuar vërtet dhe ne jemi krenarë për këtë”.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë























