| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Grenlanda, Danimarka dhe ShBA-ja pritet të nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë në Arktik
Trump njoftoi të premten se ShBA-ja ka arritur një marrëveshje me Danimarkën dhe Grenlandën, duke i dhënë Uashingtonit kontroll të përhershëm mbi sigurinë në Grenlandë. Tre qeveritë pritet ta nënshkruajnë marrëveshjen në margjinat e OKB-së.
Grenlanda, Danimarka dhe ShBA-ja pritet të nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë në Arktik
Grenlanda, Danimarka dhe ShBA-ja pritet të nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë në Arktik

Zyra e kryeministres daneze ka bërë të ditur se Grenlanda, Danimarka dhe ShBA-ja pritet të nënshkruajnë javën e ardhshme një marrëveshje për forcimin e sigurisë në rajonin e Arktikut dhe Atlantikut të Veriut.

Sipas një deklarate nga Kopenhaga, tre qeveritë pritet ta nënshkruajnë marrëveshjen në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Pas nënshkrimit, ajo do të duhet t’u nënshtrohet procedurave të nevojshme parlamentare para se të hyjë në fuqi.

Kryetari i qeverisë së Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, tha është inkurajuese që “jemi pranë përfundimit të një marrëveshjeje që garanton dhe forcon sigurinë për Grenlandën, Mbretërinë e Danimarkës, ShBA-në dhe aleancën perëndimore”.

Ai tha se marrëveshja “njeh interesat e Grenlandës dhe vendin tonë në bashkëpunimin ndërkombëtar”, duke shtuar se “kjo është në dobi të të gjithëve ne”.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, tha se ishte e kënaqur që ekziston “perspektiva e një marrëveshjeje të mirë” për të tre palët, duke theksuar se ajo do të forcojë sigurinë e përbashkët në rajon dhe do të jetë në dobi të NATO-s dhe Evropës.

Ajo tha se marrëveshja gjithashtu “njeh sovranitetin dhe integritetin territorial të Mbretërisë, si dhe të drejtën e popullit të Grenlandës për vetëvendosje”.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë