3 orë më parë
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdogan, u takua me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.
Erdoğan e priti Siljanovska-Davkovan me ceremoni zyrtare në Zyrën Presidenciale Dolmabahçe. Dy liderët prezantuan delegacionet e tyre, pas së cilës kaluan në takim.
TË REKOMANDUARA
Në takim ishin të pranishëm edhe kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Ibrahim Kalin, drejtori i Komunikimeve pranë Presidencës së Türkiyes, Burhanettin Duran, dhe këshilltari kryesor për politikë të jashtme dhe siguri i presidentit turk, Akif Çagatay Kiliç.






















