| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Kryediplomati i Türkiyes dhe ai i Sudanit takohen në Ankara
Dy ministrat nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin mes Akademisë së Diplomacisë të Ministrisë së Jashtme të Türkiyes dhe Institutit Diplomatik të Ministrisë së Jashtme të Sudanit.
Kryediplomati i Türkiyes dhe ai i Sudanit takohen në Ankara
Kryediplomati i Türkiyes dhe ai i Sudanit takohen në Ankara/ AA

Ministri i Jashtëm i Türkiyes Hakan Fidan u takua me homologun e tij sudanez Muhyiddin Salim në kryeqytetin Ankara, sipas burimeve diplomatike turke.

Dy ministrat nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin mes Akademisë së Diplomacisë të Ministrisë së Jashtme të Türkiyes dhe Institutit Diplomatik të Ministrisë së Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Sudanit.

Zyrtarët nuk dhanë detaje të mëtejshme për takimin.