| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Pakistan, tre të vrarë dhe disa të plagosur në një shpërthim
Policia thotë se një shpërthim vrau kreun e fisit Ahmedzai në një distrikt fisnor në kufi me Afganistanin.
Pakistan, tre të vrarë dhe disa të plagosur në një shpërthim
Pakistan, tre të vrarë dhe disa të plagosur në një shpërthim / AA

Të paktën tre persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën të hënën në një shpërthim në Pakistanin veriperëndimor, tha policia.

Shpërthimi, i cili u krye përmes një pajisjeje shpërthyese të improvizuar, ndodhi në një treg në Wana, kryeqytetin e Vaziristanit Jugor, një distrikt fisnor pranë kufirit me Afganistanin.

Shefi i policisë së distriktit, Mohammad Tahir, u tha gazetarëve se shpërthimi kishte në shënjestër automjetin e kreut të fisit Ahmedzai, i cili ishte midis të vdekurve.

Fisi Ahmedzai përbën mbi 60 për qind të popullsisë lokale.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

Vaziristani Jugor i paqëndrueshëm ishte selia themelore e Tehreek-e-Taliban Pakistan, një ombrellë e disa grupeve militante në Pakistan.