Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, gazetarëve iu prezantuan "Shijet Turke".
Në aktivitetin e organizuar në një hotel nga Zyra e Këshilltarit për Kulturë dhe Promovim pranë Ambasadës së Türkiyes në Shkup morën pjesë gazetarë nga Maqedonia e Veriut.
Gazetarët patën mundësinë që gjatë aktivitetit të njihen nga afër me kulturën e pasur gastronomike të Türkiyes dhe t'i provojnë shijet tradicionale.
Kuzhina turke është trashëgimi e përbashkët midis Maqedonisë së Veriut dhe Tükiyes
Këshilltari për Kulturë dhe Promovim pranë Ambasadës Turke në Shkup, Enes Ozdemir, në fjalën e tij rikujtoi se këtë vit Java e Kuzhinës Turke organizohet me temën "Trashëgimia në një Sofër".
"Kuzhina turke është trashëgimi e përbashkët midis Maqedonisë së Veriut dhe Türkiyes. Ne kemi gatime dhe kuzhinë shumë të ngjashme. Kultura jonë gastronomike është pasuri kolektive e formësuar gjatë shekujve përmes përvojave të përbashkëta të prodhimit dhe jetesës së përbashkët", tha ai.






















