| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Tirana reagon për varrin masiv në Kalludër: Dëshmi e krimeve të luftës në Kosovë
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur, dokumentimin e së vërtetës historike dhe ndjekjen e përgjegjësve për krimet e luftës.
Tirana reagon për varrin masiv në Kalludër: Dëshmi e krimeve të luftës në Kosovë
Tirana reagon për varrin masiv në Kalludër: Dëshmi e krimeve të luftës në Kosovë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas zbulimit të varrit masiv në Kalludër të Kosovës, duke u shprehur se gjetja dëshmon se pasojat e luftës në Kosovë vazhdojnë të rëndojnë mbi familjet e viktimave dhe personave të zhdukur.

Përmes një deklarate në platformën X, ministria tha se eshtrat e gjetura rikthejnë në vëmendje krimet e kryera gjatë luftës dhe nevojën për pranimin e përgjegjësisë dhe vendosjen e drejtësisë.

Sipas MEPJ-së, identifikimi i viktimave është veçanërisht i rëndësishëm për familjet që prej më shumë se 20 vjetësh presin të mësojnë fatin e të afërmve të tyre.

Diplomacia shqiptare rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur, dokumentimin e së vërtetës historike dhe ndjekjen e përgjegjësve për krimet e luftës.

Në përfundim të reagimit, ministria nënvizoi se një pajtim i qëndrueshëm nuk mund të ndërtohet pa nxjerrjen në dritë të së vërtetës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë