Presidenti i ShBA-së Donald Trump tha të dielën se Irani mund të kontaktojë Shtetet e Bashkuara nëse dëshiron të negociojë përfundimin e luftës mes dy vendeve.
“Nëse duan të flasin, mund të vijnë tek ne, ose mund të na telefonojnë. E dini, ekziston telefoni. Ne kemi linja të sigurta dhe të mira,” tha Trumpi në një intervistë për Fox News, në emisionin “The Sunday Briefing”.
TË REKOMANDUARA
Trumpi anuloi një vizitë të dërguarve të tij Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Pakistan të shtunën, duke i dhënë një goditje të re perspektivës për paqe, pasi ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, u largua nga Islamabadi pasi u takua vetëm me zyrtarë pakistanezë.
Araghchi që atëherë është kthyer sërish në Pakistan, pavarësisht mungesës së përfaqësuesve amerikanë.





















