Një diamant i jashtëzakonshëm me peshë 1.305 karatë është zbuluar në minierën e diamanteve Karowe në Botsvanë, sipas pronarit me seli në Vankuver të objektit minerar.
“Zbulimi i diamantit tonë të 10-të me peshë mbi 1.000 karatë është një tjetër arritje e jashtëzakonshme për Karowe-n”, tha William Lamb, president dhe drejtor ekzekutiv i Lucara Diamond.
“Asnjë minierë diamantesh në histori nuk ka prodhuar në mënyrë të vazhdueshme diamante të përmasave të tilla dhe Karowe vazhdon të dallohet në skenën globale”, shtoi ai.
Pavarësisht rënies së çmimeve dhe kërkesës në treg, Botsvana vazhdon të jetë një nga prodhuesit kryesorë të diamanteve në botë, e njohur për nxjerrjen e diamanteve jashtëzakonisht të mëdhenj dhe me vlerë të lartë, të cilët përdoren në fusha të ndryshme, përfshirë prerjen dhe përpunimin e bizhuterive.





















