“Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026” starton këtë të hënë, duke sjellë në vend edicionin e 83-të të garës çiklistike në Shqipëri.
Gara mbledh 20 skuadra nga Shqipëria, rajoni i Ballkanit dhe vende të ndryshme evropiane, dhe do të zgjasë deri më 22 maj.
Turi çiklistik hapet me etapën Tiranë-Lezhë, e cila nis në orën 12:00 nga kryeqyteti.
TË REKOMANDUARA
Për shkak të zhvillimit të aktivitetit sportiv, autoritetet kanë paralajmëruar kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse kryesore të Tiranës.
Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake u kanë kërkuar qytetarëve të shmangin këto rrugë e dhe të përdorin itinerare alternative gjatë orëve të garës.
BURIMI:ATA












