Ekipi i Superligës turke, Amed Sportif Faaliyetler, e ka transferuar mbrojtësin kosovar Lumbardh Dellova.
Sipas një njoftimi të klubit, skuadra, e njohur gjerësisht si Amedspor, në kuadër të planifikimit të ekipit për sezonin 2026-2027, ka nënshkruar kontratë trevjeçare me 27-vjeçarin Lumbardh Dellova, i cili ka luajtur për CSKA Sofjen.
“Lumbardh Dellova, 27 vjeç, i cili mund të luajë si qendërmbrojtës, por edhe në pozitat e mbrojtësit të djathtë dhe të majtë, do t’i sjellë kontribut të rëndësishëm ekipit tonë me stilin e tij të gjithanshëm të lojës. I urojmë mirëseardhje Lumbardh Dellovës në klubin tonë dhe i dëshirojmë një karrierë të mbushur me suksese nën fanellën kuqezi”, thuhet në njoftimin e klubit.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë




















