| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
TURKSOY synon t'i promovojë vendet turke, botën turke dhe kulturën turke në Maqedoninë e Veriut
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Kulturës Turke (TURKSOY), Sultan Raev, tha se synojnë t'i promovojnë vendet turke, botën turke dhe kulturën turke në Maqedoninë e Veriut.
TURKSOY synon t'i promovojë vendet turke, botën turke dhe kulturën turke në Maqedoninë e Veriut
TURKSOY synon t'i promovojë vendet turke, botën turke dhe kulturën turke në Maqedoninë e Veriut

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Kulturës Turke (TURKSOY), Sultan Raev, tha se synojnë t'i promovojnë vendet turke, botën turke dhe kulturën turke në Maqedoninë e Veriut.

Raev, në kuadër të kontakteve të tij në Shkup, u takua me ministrin e Kulturës dhe të Turizmit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Lutkov.

Pas takimit, duke folur për gazetarët, Raev tha se ndodhen në vend me ftesë zyrtare të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe se në muajin mars është nënshkruar një protokoll bashkëpunimi ndërmjet TURKSOY-it dhe Ministrisë së Kulturës dhe të Turizmit të Maqedonisë së Veriut.

"Shpresojmë që në Maqedoninë e Veriut të kemi shumë plane dhe programe për t'i promovuar të gjitha vendet turke, botën turke dhe kulturën turke", tha Raev.

Duke e tërhequr vëmendjen se në kuadër të protokollit të bashkëpunimit të nënshkruar kanë disa projekte, Raev theksoi se do të ofrojnë mbështetje që turqit në Maqedoninë e Veriut ta promovojnë kulturën, gjuhën dhe traditat e tyre.

Raev bëri të ditur se do të mbështesin edhe Teatrin Turk në Maqedoninë e Veriut ndërsa në kuadër të aktiviteteve që do të organizojnë në qytetin Andican të Uzbekistanit, i cili është shpallur Kryeqyteti Kulturor i Botës Turke për vitin 2026, do t'u dërgojnë ftesa edhe partnerëve në Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se në kuadër të vizitës së tij në vend do të marrë pjesë në edicionin e 66-të të Festivalit Veror të Ohrit dhe do të takohet me përfaqësues të Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut dhe të Teatrit Turk.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Emine Erdoğan me bashkëshortet e liderëve të NATO-s, bisedojnë për fëmijët, teknologjinë e sigurinë
Türkiye nënshkruan kontrata të reja prodhimi në seri për sistemet e mbrojtjes ajrore "Hisar"
Aeroportet e Istanbulit pritën 63,4 milionë pasagjerë në gjysmën e parë të vitit 2026
Shitja e motorëve F110 të ShBA-së në Türkiye vazhdon, pa bllokim nga Kongresi
Azerbajxhani dhe kompania turke "Baykar" shqyrtojnë zgjerimin e bashkëprodhimit në mbrojtje
Duran: Samiti i NATO-s tregoi rolin aktiv të Türkiyes në rritjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare
Samiti i NATO-s në Ankara përfundoi me sukses, Erdoğan falënderoi pjesëmarrësit
Erdoğan u dhuroi liderëve të NATO-s një libër mbi lidershipin e tij dhe transformimin e Türkiyes
Ministri turk i Energjisë takohet me homologun irakian në Bagdad
Presidenti i Türkiyes Erdoğan priti në takim kryeministrin e Shqipërisë Rama
Nga F-35-të te Deti i Zi: Rezultatet kryesore nga samiti i NATO-s në Ankara
Presidenti Erdoğan priti në takim kryeministrin malazez Spajiq
Ministri i Jashtëm i Türkiyes: Samiti i NATO-s në Ankara përfundoi me sukses
Zonja e parë turke pret bashkëshortet dhe bashkëshortët e udhëheqësve në samitin e NATO-s në Ankara
Erdoğan thotë se Samiti i NATO-s përfundoi me sukses, thekson aftësitë mbrojtëse të Türkiyes
Angazhimi i Türkiye-s në NATO dhe prova e zjarrit e Luftës së Koresë
Industria turke e mbrojtjes thekson "partneritetin e besueshëm"
NATO-ja e riafirmon unitetin e aleancës dhe mbrojtjen kolektive në deklaratën e Ankarasë
Aselsan: Mund t'i dërgojmë sistemet e avancuara te aleatët e NATO-s për më pak se dy vjet
Türkiye nënshkruan marrëveshje në Samitin e NATO-s në 5 fusha të aftësive strategjike