| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
ShBA-ja heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit
Departamenti Amerikan i Shtetit heq gjithashtu përcaktimin e Hay’at Tahrir al-Shamit si organizatë terroriste, ndërsa administrata Trump përmbush premtimin për lehtësimin e sanksioneve.
ShBA-ja heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit
ShBA-ja heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

Departamenti Amerikan i Shtetit e hoqi të hënën Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, duke përmbushur zotimin e presidentit Donald Trump për lehtësimin e sanksioneve ndaj qeverisë së pas Assadit.

Siria nuk u nënshtrohet më ndalimeve të parashikuara në Rregulloret e Sanksioneve ndaj Qeverive në Listën e Terrorizmit, sipas Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit të Thesarit.

Uashingtoni hoqi përcaktimin e Frontit al-Nusra, i njohur gjithashtu si Hay’at Tahrir al-Sham, si organizatë “Terroriste Globale e Përcaktuar Posaçërisht”.

Zyra e Departamentit të Thesarit e hoqi gjithashtu Hay’at Tahrir al-Shamin nga Lista e Shtetasve të Përcaktuar Posaçërisht dhe Personave me Pasuri të Bllokuara.

Si rrjedhojë, Licensa e Përgjithshme 25, e cila kishte autorizuar transaksione që në rrethana të tjera do të ndaloheshin për shkak të përfshirjes së grupit në qeveri, u shfuqizua pasi “nuk është më e nevojshme”, sipas zyrës.

Hay’at Tahrir al-Sham ishte një nga grupet më të njohura të armatosura që kundërshtuan forcat e Bashar Assadit gjatë luftës civile në Siri. Grupi udhëhiqej nga Ahmad al-Sharaa, i cili u bë president i Sirisë pas rrëzimit të Assadit nga pushteti.

Ndryshimi i politikës pasoi rënien e regjimit të Assadit në dhjetor të vitit 2024 dhe përpjekjet e mëvonshme të al-Sharaas për stabilizimin e vendit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë