| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Trump thotë se Venezuela nuk është ende gati për zgjedhje, lavdëron presidenten në detyrë
“Sa u përket zgjedhjeve në Venezuelë, ata në të vërtetë nuk janë ende gati për to, por është bërë shumë përparim. Delcy ka bërë një punë fantastike”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Trump thotë se Venezuela nuk është ende gati për zgjedhje, lavdëron presidenten në detyrë
Trump thotë se Venezuela nuk është ende gati për zgjedhje, lavdëron presidenten në detyrë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Venezuela nuk është ende gati për të mbajtur zgjedhje, ndërsa lavdëroi presidenten në detyrë Delcy Rodriguez dhe i përshkroi marrëdhëniet mes dy vendeve si positive.

“Sa u përket zgjedhjeve në Venezuelë, ata në të vërtetë nuk janë ende gati për to, por është bërë shumë përparim. Delcy ka bërë një punë fantastike”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Trump gjithashtu veçoi prodhimin e naftës në Venezuelë si një fushë bashkëpunimi.

“Sasia e naftës që po del nga Venezuela, ne po marrim shumë. Pra, ka qenë një marrëdhënie shumë e mire”, tha ai.

Pavarësisht vlerësimit pozitiv për marrëdhëniet dypalëshe, Trump tha se zgjedhjet nuk duhet të mbahen derisa Venezuela të jetë gati.

“Ata nuk janë gati për zgjedhje, por në një moment do të jenë dhe ne do të jemi aty duke e mbikëqyrur nga afër”, tha ai.

Pas muajsh tensionesh të shtuara, ShBA-ja arrestoi udhëheqësin venezuelas, Nicolas Maduro, më 3 janar, duke nxitur një sërë zhvillimesh, përfshirë betimin e zv/presidentes dhe ministres së Naftës, Delcy Rodriguez, si presidente në detyrë, ndryshime në ligjin kryesor të naftës të vendit dhe lirimin e disa të burgosurve politikë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë