| Albanian
TÜRKİYE
3 minuta leximi
Türkiye propozon rregulla licensimi dhe kufizim të komisioneve për platformat e huaja të akomodimit
Projektligji parashikon që platformat të pajisen me leje dyvjeçare me vlerë rreth 105 mijë dollarë dhe kufizon komisionet në 17 për qind.
Türkiye propozon rregulla licensimi dhe kufizim të komisioneve për platformat e huaja të akomodimit
Türkiye propozon rregulla licensimi dhe kufizim të komisioneve për platformat e huaja të akomodimit

Një projektligj që detyron platformat e huaja digjitale të akomodimit që operojnë në Türkiye të pajisen me leje nga qeveria dhe të respektojnë rregulla të reja financiare dhe operacionale iu paraqit të martën parlamentit të vendit.

Projektligji, i propozuar nga deputetë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), në pushtet, përfshin ofruesitit dhe ndërmjetësuesit e huaj që ofrojnë në mënyrë elektronike shërbime akomodimi dhe shërbime të tjera të lidhura me to në Türkiye.

Platformave do t’u kërkohet të marrin nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit një leje dyvjeçare, të patransferueshme, me vlerë 5 milionë lira turke (104.700 dollarë). Tarifa do të rritet çdo vit në përputhje me normën e rivlerësimit në Türkiye, ndërsa presidenti mund ta dyfishojë ose ta përgjysmojë atë.

Aplikuesit duhet të jenë tatimpagues të shërbimeve dixhitale, të mos kenë detyrime tatimore të pashlyera, të paraqesin një adresë njoftimi brenda vendit dhe të caktojnë si përfaqësues një shtetas turk ose një person juridik.

Platformat e licensuara mund të tregtojnë drejtpërdrejt strukturat akomoduese të certifikuara nga ministria, banesat e miratuara për qira afatshkurtra dhe biletat ajrore. Shërbimet e tjera të rezervuara për agjencitë e udhëtimit ose kompanitë e autorizuara të makinave me qira mund të ofrohen vetëm përmes bizneseve të licensuara.

Shuma e vendosur nga platformat mbi shitjet e akomodimit, pavarësisht emërtimit të saj, nuk mund të kalojë 17 për qind të çmimit të shitjes, pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.

Platformave do t’u ndalohet gjithashtu t’i kufizojnë ofruesit e akomodimit nga vendosja e çmimeve të ndryshme përmes kanaleve alternative, t’i detyrojnë ata të marrin pjesë në fushata uljesh ose t’i penalizojnë në renditje për shkak të ankesave të paraqitura pranë autoriteteve publike apo gjyqësore.

Ato do t’i paguajnë Agjencisë së Promovimit dhe Zhvillimit të Turizmit të Türkiyes një kontribut turistik të barabartë me 0,075 për qind të bazës së tatimit mbi shërbimet dixhitale.

Mosmarrëveshjet që lindin nga veprimtaritë e përfshira në leje do të rregullohen ekskluzivisht nga ligji turk dhe do të jenë nën juridiksionin e gjykatave turke.

Shkeljet do të ndëshkohen me gjoba nga 200 mijë lira (4.200 dollarë) deri në 500 mijë lira (10.470 dollarë). Platformat që vendosin komisione mbi kufirin prej 17 për qind ose mbledhin tarifa të paautorizuara mund të gjobiten me dhjetëfishin e shumës së mbledhur në mënyrë të parregullt. Mosofrimi i një shërbimi të premtuar mund të sjellë gjoba nga 50 mijë deri në 100 mijë lira (1.050–2.100 dollarë) për çdo kontratë.

Shkeljet e përsëritura mund të çojnë në anulimin e lejes. Platformave që operojnë pa leje ose leja e të cilave skadon apo revokohet mund t’u bllokohet aksesi në shërbimet e tyre.

Platformat e huaja që operojnë aktualisht do të kenë tre muaj nga hyrja në fuqi e ligjit për të aplikuar për leje.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Türkiye dënon "ashpër" hapin e Kolumbisë për të legjitimuar pushtimin izraelit të Golanit
Kryeparlamentari turk bën thirrje për lirimin e liderit të burgosur tunizian, Ghannouchi
Operacion ndaj organizatës kriminale të Alihan Kurişit
Kryediplomati turk, Fidan: Ankaraja do të vazhdojë rolin konstruktiv dhe ndërmjetësues në Libi
Aeroporti i Istanbulit thyen rekordin e të gjitha kohërave për numrin e pasagjerëve ditorë
Fidan: Türkiye do të vazhdojë të mbështesë dialogun midis lindjes dhe perëndimit të Libisë
Erdoğan: ​​Mbështetja për Palestinën është përgjegjësi e përbashkët e gjithë njerëzimit
Shiu i meteorëve "Perseid" do të ndriçojë qiellin Türkiyes
Avioni luftarak F-16 rrëzohet gjatë fluturimit stërvitor në Türkiye, shpëton piloti
Kryediplomati turk do të vizitojë Egjiptin më 13-14 gusht
Erdoğan: Vizioni i Marrëveshjes së Mekës shtrihet përtej Türkiyes, Arabisë Saudite dhe Pakistanit
Kurtulmus: Procesi "Türkiye pa Terror" po zhvillohet me konsensus të gjerë politik e social
Bordi Këshillimor i COP31 i Türkiyes zhvillon takimin e parë përpara samitit të OKB-së për klimën
Kryediplomati turk takohet me kryeministrin libian në Tripoli
Ekspedita shkencore e Türkiyes në Arktik, studiohen ndryshimet e klimës dhe ndotja
Presidentët e Türkiyes dhe Palestinës do të takohen nesër në Ankara
Türkiye shpreh ngushëllime pas tërmetit në Kolumbi
Në foto: Türkiye ndriçon simbolet e vendit për të shënuar marrëveshjen trepalëshe të Mekës
Parlamenti turk miraton Projektligjin për Solidaritetin Kombëtar
Erdoğan: Hapat e BE-së për Unionin Doganor dhe liberalizimin e vizave janë në interes të të gjithëve