| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye dënon "ashpër" hapin e Kolumbisë për të legjitimuar pushtimin izraelit të Golanit
Ministria e Jashtme e Türkiyes tha se ky hap shkel të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe se "s'ka peshë ligjore".
Türkiye dënon "ashpër" hapin e Kolumbisë për të legjitimuar pushtimin izraelit të Golanit
Türkiye dënon "ashpër" hapin e Kolumbisë për të legjitimuar pushtimin izraelit të Golanit

Türkiye dënoi "ashpër" të martën një deklaratë të Kolumbisë që synonte të legjitimonte pushtimin izraelit të Lartësive të Golanit, duke theksuar se ky territor përbën pjesë përbërëse të Sirisë.

"Përpjekje të tilla të izoluara, të cilat përbëjnë shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, në veçanti të Rezolutës 497 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk kanë asnjë peshë ligjore", tha Ministria e Jashtme e Türkiye në një deklaratë të shpërndarn në faqen e saj zyrtare.

Ministria u bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të përmbushë përgjegjësitë e saj për t'i dhënë fund pushtimit izraelit në jug të Sirisë, përfshirë Lartësitë e Golanit, si dhe sulmeve që synojnë sovranitetin dhe stabilitetin e Sirisë.

"Türkiye do të vazhdojë mbështetjen e saj për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Sirisë, si dhe për vendosjen e një paqeje e stabiliteti të qëndrueshëm në vend", shtoi ministria.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë