| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kurti për raportet me ShBA-në: Nuk janë të shkëlqyeshme, janë shumë të mira
Kurti ka thënë se raportet me ShBA-në mbështeten në tri shtylla kryesore: diplomaci, zhvillim dhe mbrojtje, duke theksuar se ShBA-ja mbetet partner strategjik i Kosovës.
Kurti për raportet me ShBA-në: Nuk janë të shkëlqyeshme, janë shumë të mira
Kurti për raportet me ShBA-në: Nuk janë të shkëlqyeshme, janë shumë të mira / AA

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje edhe për një mandat qeverisës, ka thënë se raportet e qeverisë qe udhëheq ai me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të shkëlqyera por shumë të mira.

Kurti në një debat televiziv përballë analistëve, e ka veçuar bashkëpunimin në mbrojtje me ShBA-në, derisa i ka cilësuar raportet duke si të qëndrueshme dhe shumëdimensionale.

Kurti ka thënë se raportet me ShBA-në mbështeten në tri shtylla kryesore: diplomaci, zhvillim dhe mbrojtje, duke theksuar se ShBA-ja mbetet partner strategjik i Kosovës.

“Raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kemi thënë që janë tredimensionale: diplomacia, zhvillimi dhe mbrojtja. A e di pse nuk është ndoshta në shkallën që do kishim dëshiruar? Sepse ShBA-ja ka orientime tjera tash, nuk e kanë Ballkanin në qendër”, tha Kurti.

Partitë politike opozitare në Kosovë shumë shpesh kanë ngritur shqetësime ndaj Kurtit se po i prish marrëdhëniet me ShBA-në, sidomos gjatë veprimeve të tij në veriun e Kosovës, duke konsideruar se luftimi i krimit dhe korrupsionit atje po bëhet pa koordinimin ndërkombëtar.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë