| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Ambasada e Türkiyes në Tiranë organizon pritje me rastin e Javës së Kuzhinës Turke
Në pritjen e organizuar nën kujdesin e Ambasadorit të Türkiyes në Tiranë, Baris Ceyhun Erciyes, në ambientet e rezidencës së ambasadës, u prezantuan dhe shijuan edhe gatimet tradicionale turke.
Ambasada e Türkiyes në Tiranë organizon pritje me rastin e Javës së Kuzhinës Turke
Ambasada e Türkiyes në Tiranë organizon pritje me rastin e Javës së Kuzhinës Turke

Ambasada e Türkiyes në Tiranë ka organizuar një pritje në kuadër të Javës së Kuzhinës Turke, me pjesëmarrjen e ambasadorëve të vendeve të ndryshme në Tiranë, përfaqësuesve të institucioneve dhe personaliteteve nga fusha të ndryshme.

Në pritjen e organizuar nën kujdesin e Ambasadorit të Türkiyes në Tiranë, Baris Ceyhun Erciyes, në ambientet e rezidencës së ambasadës, u prezantuan dhe shijuan edhe gatimet tradicionale turke.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori Erciyes tha se po organizojnë Javën e Kuzhinës Turke, nën kujdesin e Zonjës së Parë të Türkiyes, Emine Erdoğan.

"Duam të japim dy mesazhe. I pari është se ngrënia nuk ka të bëjë vetëm me ngrënien. Në fakt, është mënyra mikpritëse dhe e ngrohtë për të bashkuar njerëzit. Do të thotë miqësi, do të thotë solidaritet. Mesazhi i dytë është trashëgimia jonë e përbashkët, kultura jonë e përbashkët. Kultura turke, kuzhina turke është shumë e pasur, por në të vërtetë është akumulim dhe kontribut i përbashkët i kulturave të ndryshme. Kuzhina turke nuk është vetëm kujtesë e Turqisë, është një kujtesë e përbashkët nga Lindja e Mesme në Ballkan", tha ai.

Duke folur për librin mbi kuzhinën turke me recetat ushqimore i përgatitur nën udhëheqjen e Zonjës së Parë të Türkiyes, ambasadori Erciyes theksoi se është një libër shumë i pasur që sipas tij pasqyron "kulturën dhe kuzhinën tonë të përbashkët të rajonit tonë".

Ambasadori turk shtoi se prania e të ftuarve në këtë pritje e bën këtë ngjarje më kuptimplotë.

Java e Kuzhinës Turke më 21-27 maj mbahet me temën që thekson trashëgiminë kulturore dhe kujtesën kolektive të ngulitur në kuzhinën turke.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë