| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Rama i pranishëm në Konferencën e tetë ndërqeveritare me BE
Konferenca do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e piketave të ndërmjetme nga Shqipëria, si dhe për përcaktimin e piketave përmbyllëse për këtë grupkapitull, i cili mbetet thelbësor për ecurinë e përgjithshme të negociatave me BE-në.
Rama i pranishëm në Konferencën e tetë ndërqeveritare me BE
Rama i pranishëm në Konferencën e tetë ndërqeveritare me BE

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë nesër në Bruksel Konferencën e 8-të Ndërqeveritare për procesin e negociatave të anëtarësimit, një takim që pritet të shënojë një hap të rëndësishëm në avancimin e mëtejshëm të reformave dhe kapitujve të Grupkapitullit 1 “Themeloret”.

Konferenca do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e piketave të ndërmjetme nga Shqipëria, si dhe për përcaktimin e piketave përmbyllëse për këtë grupkapitull, i cili mbetet thelbësor për ecurinë e përgjithshme të negociatave me Bashkimin Evropian.

Sipas axhendës së publikuar nga BE, Konferenca e 8-të do të zhvillohet në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, nën drejtimin e zëvendësministres për Çështjet Evropiane të Qipros, Marilena Raouna.

Delegacioni shqiptar do të kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa pala e Bashkimit Evropian do të drejtohet nga zëvendësministrja Marilena Raouna, me pjesëmarrjen e Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos.

Konferenca pritet të nisë rreth orës 19:00 në mbrëmje në Bruksel, ndërsa në përfundim të saj do të mbahet një konferencë për shtyp.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë