| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Gjykata izraelite shqyrton peticionin për shkarkimin e ministrit të ekstremit të djathtë Ben
Parashtruesit e peticionit kërkojnë shkarkimin e ministrin Ben-Gvir për shkak të akuzave për “ndërhyrje të paligjshme në çështje operative të policisë, politizim të emërimeve dhe ndërhyrje të hapur në hetimet policore”
Gjykata izraelite shqyrton peticionin për shkarkimin e ministrit të ekstremit të djathtë Ben
Gjykata izraelite shqyrton peticionin për shkarkimin e ministrit të ekstremit të djathtë Ben / Reuters
15 Prill 2026

Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Izrael ka nisur shqyrtimin e një peticioni që kërkon shkarkimin e ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, për shkak të akuzave për ndërhyrje në policinë izraelite.

Sipas korrespondentit të Anadolu, pas shqetësimeve për ndërprerje të mundshme brenda sallës së gjyqit, gjyqtarët vendosën ta zhvillojnë seancën pa praninë e publikut ndërsa procedurat po transmetohen drejtpërdrejt.

Para nisjes së seancës, dhjetëra mbështetës të ministrit Ben-Gvir u mblodhën jashtë ndërtesës së gjykatës, duke mbajtur pankarta me mbishkrime “Është koha t’i themi Gjykatës së Lartë: Mjaft” dhe “Fund diktaturës gjyqësore”.

Sipas "The Times of Israel", ministri i Drejtësisë i Izraelit, Yarin Levin, nga ana e tij, tha se qeveria nuk do të respektojë asnjë vendim të Gjykatës së Lartë të Drejtësisë që urdhëron shkarkimin e ministrit Ben-Gvir.

Sipas gazetës izraelite, parashtruesit e peticionit kërkojnë të detyrojnë kryeministrin Benjamin Netanyahu që ta shkarkojë ministrin Ben-Gvir për shkak të akuzave për “ndërhyrje të përsëritura dhe të paligjshme në çështje operative të policisë, politizim të emërimeve në polici dhe ndërhyrje të hapur në hetimet policore".