| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Trump: "Po ecim shkëlqyeshëm" në luftën me Iranin, konfliktit "po i vjen fundi"
Presidenti amerikan deklaroi se forcat e tij kanë “shkatërruar rëndë” ushtrinë iraniane që nga fillimi i luftimeve.
Trump: "Po ecim shkëlqyeshëm" në luftën me Iranin, konfliktit "po i vjen fundi"
Trump: "Po ecim shkëlqyeshëm" në luftën me Iranin, konfliktit "po i vjen fundi" / Reuters
një orë më parë

Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të martën se operacionet ushtarake amerikane kundër Iranit kanë qenë shumë të suksesshme dhe sugjeroi se lufta po i afrohet përfundimit.

“Po ecim shkëlqyeshëm”, i tha Trump rrjetit televiziv NBC News. “Dhe po i vjen fundi”, shtoi ai.

Trump tha më herët gjatë ditës se operacioni ushtarak, tashmë në javën e pestë, është përpara afatit të planifikuar, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë dy javë përpara afatit prej katër deri në gjashtë javësh që ishte parashikuar fillimisht.

Presidenti amerikan deklaroi se forcat e tij kanë “shkatërruar rëndë” ushtrinë iraniane që nga fillimi i luftimeve. Ai i përshkroi zyrtarët aktualë iranianë si “shumë më të arsyeshëm” dhe më pak “të radikalizuar” sesa ata që më parë mbanin pushtetin në Teheran.

Deklaratat pasqyrojnë komentet e fundit të Trump për gazetën New York Post, në të cilat ai tha se Washingtoni po negocion me kryetarin e parlamentit iranian, Mohammad Bagher Qalibaf, dhe se udhëheqja e re iraniane ka qenë më e lehtë për të bashkëpunuar. Ai më parë e kishte përshkruar këtë ndryshim si “ndryshim total të regjimit”.

Lufta, e cila filloi më 28 shkurt, ka rezultuar me vdekjen e më shumë se 1.340 personave në Iran, përfshirë udhëheqësin suprem të atëhershëm, Ali Khamenei.

Në përgjigje të sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, Irani ka kryer sulme me raketa dhe dronë në gjithë rajonin, duke prekur disa vende fqinje dhe aviacionin global.