| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kosovë, policia arreston dy persona që ndezën fishekzjarre afër hotelit ku u vendos kombëtarja turke
Zëdhënësi i policisë, Enis Pllana, tha se kundër dy të dyshuarve u lëshua urdhër ndalimi 48-orësh me akuzën e "shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm".
Kosovë, policia arreston dy persona që ndezën fishekzjarre afër hotelit ku u vendos kombëtarja turke
Kosovë, policia arreston dy persona që ndezën fishekzjarre afër hotelit ku u vendos kombëtarja turke / AA
10 orë më parë

Dy persona u arrestuan mbrëmë për ndezjen e fishekzjarreve pranë hotelit ku po qëndron Kombëtarja Turke e Futbollit në Prishtinë, përpara ndeshjes së tyre finale të "play off"-it për kualifikimet e Kupës së Botës FIFA 2026 kundër Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha për Anadolu se dy persona u arrestuan për ndezjen e fishekzjarrëve pranë hotelit në Prishtinë ku po qëndron kombëtarja turke e futbollit, në qendër të kryeqytetit kosovar.

Pllana theksoi se kundër dy të dyshuarve u lëshua urdhër ndalimi 48-orësh me akuzën e "shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm".

Mbrëmë vonë, fishekzjarrët u vunë pranë hotelit ku u vendos Kombëtarja Turke e Futbollit, përpara ndeshjes së tyre finale të "play off"-it për kualifikimet e Kupës së Botës FIFA 2026, kundër Kosovës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë