Sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar pas një takimi katërpalësh në kryeqytetin iranian Teheran, Türkiye, Arabia Saudite, Pakistani dhe Irani kanë ra dakord të vazhdojnë bisedimet për forcimin e bashkëpunimit lidhur me çështjet rajonale, përfshirë paqen dhe sigurinë.
Takimi trajtoi sigurinë rajonale, aktivitetet e Izraelit në rajon dhe zhvillimet në Palestinë dhe Liban.
Takimi, i organizuar nga sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, mblodhi delegacione nga Türkiye, Arabia Saudite dhe Pakistani.
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, morën pjesë në takim, ndërsa Türkiye u përfaqësua nga drejtori i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës, Ibrahim Kalin, Arabia Saudite nga ministri i Mbrojtjes, princi Khalid bin Salman dhe Pakistani nga shefi i Shtabit të Ushtrisë, Asim Munir.























