| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Türkiye, Arabia Saudite, Pakistani dhe Irani zhvillojnë takim katërpalësh në Teheran
Bisedimet do të përqendrohen te siguria rajonale, aktivitetet e Izraelit në rajon dhe zhvillimet në Palestinë e Liban.
Türkiye, Arabia Saudite, Pakistani dhe Irani zhvillojnë takim katërpalësh në Teheran
Türkiye, Arabia Saudite, Pakistani dhe Irani zhvillojnë takim katërpalësh në Teheran

Një takim katërpalësh mes delegacioneve të Türkiyes, Arabisë Saudite, Pakistanit dhe Iranit filloi në kryeqytetin iranian, Teheran, ku bisedimet pritet të përqendrohen te siguria rajonale, aktivitetet e Izraelit në rajon dhe zhvillimet në Palestinë e Liban.

Takimi i organizuar nga sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, mblodhi delegacionet e Türkiyes, Arabisë Saudite dhe Pakistanit.

Në takim marrin pjesë presidenti iranian Masoud Pezeshkian dhe ministri i Jashtëm Abbas Araghchi ndërsa Türkiye përfaqësohet nga drejtori i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Ibrahim Kalin, Arabia Saudite nga ministri i Mbrojtjes, princi Khalid bin Salman dhe Pakistani nga shefi i Shtabit të Ushtrisë, Asim Munir.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë