Ministri turk i Mbrojtjes Yasar Guler dhe ministri i Jashtëm Hakan Fidan zhvilluan sot takime të ndara me kryeministrin e Republikës Turke të Qipros Veriore (RTQV), Unal Ustel në Ankara.
Sipas një postimi të publikuar nga Ministria turke e Mbrojtjes në NSosyal, platformën e mediave sociale të Türkiyes, Guler u takua me Ustelin në ambientet e ministrisë.
TË REKOMANDUARA
Gjithashtu, edhe Ministria e Jashtme njoftoi në NSosyal se Fidan ishte takuar me kryeministrin e qipriotëve turq në kryeqytetin turk.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë




























