| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kallas pas zgjedhjeve në Kosovë: Liderët politikë të angazhohen për formim të shpejtë të qeverisë
“Kosova, me zgjedhjet e saj demokratike dhe gjithëpërfshirëse, ka hapur rrugën për të lënë pas më shumë se një vit bllokadë politike”, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.
Kallas pas zgjedhjeve në Kosovë: Liderët politikë të angazhohen për formim të shpejtë të qeverisë
Kallas pas zgjedhjeve në Kosovë: Liderët politikë të angazhohen për formim të shpejtë të qeverisë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, ka vlerësuar pozitivisht procesin zgjedhor në Kosovë, duke theksuar se zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse kanë krijuar mundësinë për t'i dhënë fund bllokadës politike që ka zgjatur më shumë se një vit.

Në një reagim të saj në “X”, Kallas ka bërë thirrje që liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

“Kosova, me zgjedhjet e saj demokratike dhe gjithëpërfshirëse, ka hapur rrugën për të lënë pas më shumë se një vit bllokadë politike. Liderët politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin sa më të shpejtë të qeverisë”, ka deklaruar ajo.

Përfaqësuesja e BE-së gjithashtu ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar atë si një element kyç për të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Progresi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, mbeten thelbësore për avancimin e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian”, është shprehur Kallas.

Më herët edhe komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka kërkuar nga partitë politike në Kosovë që të gjejnë kompromis dhe të bashkëpunojnë për të siguruar stabilitet institucional pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë