Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, ka diskutuar për negociatat në zhvillim mes Iranit dhe SHBA-së gjatë një bisede telefonike me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.
Sipas burimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Türkiyes, dy zyrtarët e lartë kanë shqyrtuar qëndrimet e palëve dhe fazën më të fundit të arritur në bisedimet mes Teheranit dhe Uashingtonit.
Nuk janë dhënë detaje të tjera rreth bisedës.
Tensionet në Lindjen e Mesme kanë vazhduar të rriten që nga koha kur ShBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, duke ndikuar në rrugët kryesore detare dhe infrastrukturën energjetike, si dhe duke rritur çmimet e naftës, gazit dhe karburanteve, gjë që ka ngritur shqetësime për mungesa, inflacion dhe një krizë të re të kostos së jetesës.























