| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Shqipëri, vritet në krye të detyrës polici i “Shqiponjave” gjatë një operacioni në Maliq
Ngjarja ndodhi nga një sulm me armë zjarri nga një person i kërkuar i cili u neutralizua dhe u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit gjatë një operacioni për kapjen e tij.
Shqipëri, vritet në krye të detyrës polici i “Shqiponjave” gjatë një operacioni në Maliq
Shqipëri, vritet në krye të detyrës polici i “Shqiponjave” gjatë një operacioni në Maliq / ATA

Një polic i forcave “Shqiponja” në Shqipëri është vrarë në krye të detyrës gjatë një operacioni në Maliq, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi nga një sulm me armë zjarri nga një person i kërkuar i cili u neutralizua dhe u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit gjatë një operacioni për kapjen e tij.

“Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të kërkuarit të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë, ku për pasojë ka humbur jetën punonjësi i Policisë, inspektor Enea Mekolli, 34 vjeç, dhe ka mbetur i plagosur punonjësi i Policisë, inspektor Edison Adri, 36 vjeç (të dy punonjës të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë)”, njoftoi policia.

Policia njoftoi se për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe i kërkuari, shtetasi Violand Braçellari, i cili më pas është arrestuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje shumë të rëndë, ku humbi jetën në krye të detyrës një punonjës Policie dhe mbeti i plagosur një tjetër punonjës i Policisë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë