Shtëpia e Bardhë të martën mohoi raportimet se ShBA-ja po shqyrton përdorimin e armëve bërthamore kundër Iranit, duke i hedhur poshtë pretendimet se deklaratat e zëvendëspresidentit JD Vance kishin lënë të nënkuptohej kjo gjë.
“Me kuptimin e plotë të fjalës, asgjë nga ajo që tha @VP këtu nuk ‘nënkupton’ këtë”, postoi llogaria e Reagimit të Shpejtë e Shtëpisë së Bardhë në platformën X.
Mohimi erdhi pasi Vance paralajmëroi Iranin se ShBA-ja ka “mjete në dispozicion që deri më tani nuk kemi vendosur t’i përdorim,” duke thënë se presidenti amerikan Donald Trump do t’i përdorë ato nëse Teherani nuk ndryshon kurs.
Trump paralajmëroi disa orë më parë se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer kurrë më”, deklarata që nxitën spekulime, ndërsa afrohej afati i tij i orës 20:00 sipas kohës Lindore (00:00 GMT, e mërkurë) për Iranin.


















