| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Grua palestineze e moshuar vdes pas bastisjes izraelite në Bregun Perëndimor
68-vjeçarja pësoi sulm në zemër kur trupat hynë në banesën e saj në zonën e Kalkilisë.
Grua palestineze e moshuar vdes pas bastisjes izraelite në Bregun Perëndimor
Grua palestineze e moshuar vdes pas bastisjes izraelite në Bregun Perëndimor / AP
2 orë më parë

Një grua e moshuar palestineze ka ndërruar jetë nga një atak në zemër në orët e para të së martës, pasi forcat izraelite hynë në shtëpinë e saj në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas burimeve zyrtare vendase.

Sabriya Amin Shamashna, 68 vjeçe, pësoi atak në zemër gjatë një bastisjeje ushtarake izraelite në shtëpinë e saj në qytetin Jiyus, në lindje të Kalkilisë, raportoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA, duke cituar burime mjekësore.

Ajo u dërgua në spital, ku më vonë u konstatua vdekja e saj, njoftoi WAFA.

Burime lokale i thanë Anadolu se forcat izraelite zhvilluan një operacion ushtarak në Jiyus në agim, duke bastisur disa shtëpi, përfshirë edhe banesën e Shamashnës.

Sipas tyre, trupat hynë në një apartament dhe shkuan në dhomën e gjumit ku ndodheshin gruaja dhe bashkëshorti i saj.

Çifti u trondit kur ushtarët hynë në dhomë, pas çka Shamashna pësoi një shok që çoi në ndalim kardiak. Më pas, ushtarët u tërhoqën nga shtëpia, sipas burimeve.

Nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga zyrtarët izraelitë apo palestinezë.

Forcat izraelite kryejnë rregullisht bastisje në qytete dhe fshatra në të gjithë Bregun Perëndimor, gjatë të cilave palestinezët shpesh ndalohen.

Që nga 8 tetori 2023, operacionet izraelite në Bregun Perëndimor, përfshirë vrasjet, shembjen e shtëpive, zhvendosjen dhe zgjerimin e vendbanimeve, kanë lënë të vrarë mbi 1.147 palestinezë, kanë plagosur rreth 11.750 të tjerë dhe kanë çuar në arrestimin e afro 22.000 personave, sipas shifrave zyrtare palestineze.

Eksploro
Sulmi rus godet një autobus në Ukrainë, humbin jetën tre persona dhe 12 të tjerë plagosen
Rriten çmimet e naftës përpara afatit të fundit të Trumpit për marrëveshje me Iranin
Arabia Saudite pezullon trafikun në rrugën “Mbreti Fahd” për në Bahrejn
Paralajmërim nga shkencëtarët: Satelitët reflektues kërcënojnë qiellin e natës dhe ekosistemet
Ekuipazhi I Artemis II i NASA-s vendos rekord të ri për fluturimin më të largët hapësinor të njeriut
Kryediplomati turk diskuton me homologun iranian për luftën në Lindjen e Mesme
Katër fëmijë midis 9 të vrarëve në sulmin amerikano-izraelit në Teheran
Ish-komisari i BE-së: Irani mban çelësat e luftës, pavarësisht kërcënimeve të ShBA-së
Ligjvënësit amerikanë kritikojnë Trumpin për Iranin, thonë se kërcënimet përbëjnë "krime lufte"
Irani refuzon armëpushimin me ShBA-në, kërkon garanci për të parandaluar ripërtëritjen e luftës
Ligjvënësi izraelit kërkon anulimin e ligjit për dënim me vdekje për palestinezët
Ushtria izraelite: 11 ushtarë të vrarë dhe 375 të plagosur që nga fillimi i luftës me Iranin
Iraku rrëzon 7 dronë mbi Erbil
Avionët amerikano-izraelitë bombardojnë infrastrukturën e inteligjencës artificiale në Iran
Mbi 30.000 familje pa energji elektrike në Suedi për shkak të stuhisë Dave
Anija e tretë në pronësi turke kalon nëpër Hormuz pas mbylljes së ngushticës
Pushtuesit izraelitë plagosën 10 palestinezë, dogjën shtëpi e automjete në Bregun Perëndimor
Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën e ndikimit të Hënës në një moment kyç të misionit
Ministria e Mbrojtjes: Arabia Saudite rrëzon 2 dronë
Vritet shefi i Inteligjencës së Gardës Revolucionare Iraniane në një sulm amerikano-izraelit