Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të vizitojë Sirinë për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje me interes të përbashkët, njoftoi të dielën Drejtoria e Medias e Presidencës siriane.
Macron do të shoqërohet nga një delegacion investitorësh dhe përfaqësues të kompanive franceze, thuhet në deklaratën e publikuar nga agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA.
Sipas njoftimit, Macron dhe presidenti sirian Ahmed al-Sharaa do të zhvillojnë një takim të përbashkët me delegacionet përkatëse gjatë vizitës, pa u bërë e ditur data e udhëtimit.
Nëse konfirmohet, kjo do të jetë vizita e parë e një presidenti francez në Siri që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Asadit në fund të vitit 2024.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë























