Një person është goditur për vdekje nga treni në qytetin e Pejës, në perëndim të Kosovës.
Rastin i cili ndodhi mëngjesin e sotëm e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës për mediat e lokale.
Treni ishte nisur në linjën e tij Pejë - Fushë Kosovë.
"Rreth orës 05:32, teksa treni ishte nisur nga Peja në drejtim të Fushë Kosovës, ka goditur një person, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka humbur jetën në vendngjarje. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipi i Urgjencës së Pejës. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës", thuhet në njoftim.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti, po hetohet nga organet përkatëse.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë


















